Site icon PrishtinaPress

Osmani mirëpret thirrjen e ShBA-së ndaj Serbisë për t’i tërheqë trupat ushtarake rrotull kufirit

Vjosa Osmani, Kosovo's president, speaks to the media at the European Union (EU)-Western Balkans leaders summit at the European Council headquarters in Brussels, Belgium, on Thursday, June 23, 2022. European Council President Charles Michel is "confident" that European leaders will grant Ukraine and Moldova EU candidacy status today. Photographer: Valeria Mongelli/Bloomberg via Getty Images

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas thirrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Serbisë që t’i tërheqë trupat rrotull kufirit me Kosovën.

Osmani tha se e mirëpret deklaratën e administratës Biden që Serbia t’i tërheqë forcat nga kufiri, por edhe thirrjet e ShBA-së ndaj Serbisë që t’i mbajë përgjegjës ata që planifikuan dhe kryen sulmin kundër Policisë së Kosovës.

“Armët e fshehura në veri të Kosovës paraqesin rrezik të konsiderueshëm si për Policinë e Kosovës ashtu edhe për trupat e NATO-s në Kosovë”.

“ShBA-ja po punon me aleatët e NATO-s për të adresuar përpjekjet për të destabilizuar Kosovën dhe për të minuar sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj”, tha Osmani.

Më tej, e para e shtetit tha se Kosova mbetet e përkushtuar për të punuar ngushtë me ShBa-në dhe aleatët e tjerë të NATO-s për të adresuar sfidat e sigurisë.

Exit mobile version