Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se është e lumtur pasi dje ka marrë pjesë në ndejën e organizuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, për nder të ditëlindjes së Mbretit Charles.
“Një rast vërtet i rëndësishëm për të festuar lidhjen e fortë midis vendeve dhe popujve tanë”.
“Mirënjohës për mbështetjen dhe miqësinë e gjatë të Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Osmani.