Site icon PrishtinaPress

Osmani: Mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë më Mynih.

Në mesin e shumë takimeve, Osmani, u takua edhe me homologun e saj nga Estonia, Alar Karis.

Osmani dhe Karis, diskutuan për partneritetin dypalësh dhe për sfidat e përbashkëta në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

“Mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës”, tha Osmani.

Exit mobile version