1.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Osmani ministrit Di Maio: Perspektiva evropiane është orientim yni strategjik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës,Vjosa Osmani sot gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio, diskutoi çështjet e bashkëpunimit dypalësh, si dhe procesin e integrimit të rajonit në BE.

Ajo ia shprehu mirënjohjen e popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës për ndihmën që Italia, si vend mik, i ka ofruar Kosovës në periudhat më të vështira të saj, por po vazhdon t’ia ofrojë edhe në kohën e konsolidimit të shtetësisë së saj.

“Ne”, tha Osmani, “kemi plane shumë ambicioze për zhvillim. Duam që pritjet e qytetarëve tanë t’i realizojmë me përpikmëri, prandaj kemi nevojë për thellim të partneritetit me miqtë tanë”. Sipas saj, perspektiva evropiane është orientim strategjik i popullit të Kosovës.

“Përcaktimi ynë për integrim në stukturat euroatlantikë mbetet synim jetik i popullit të Kosovës”, tha Osmani.

Mnistri Di Maio, pasi i shprehu urimet për përzgjedhjen e dr. Osmanit në krye të institucionit më të lartë përfaqësues, theksoi se lidhjet me Kosovën, si vend me të cilin i lidh brezi mediteran, janë të shumëfishta dhe se Qeveria e Italisë dhe ai si ministër i Jashtëm dëshirojnë që raportet e mira ndërmjet dy vendeve të thellohen edhe më tej. Ai e fotoi kryekuvendaren Osmani që ta vizitojë së shpejti Italinë.

Sipas ministrit Di Maio, Italia i përkrah institucionet e Republikës së Kosovës në synimin e tyre për reforma, zhvillim ekonomik dhe krijim të perspektivës për të rinjtë e vendit.

“Investimi në teknologjitë e reja është një mënyrë për t’ua siguruar të ardhmen të rinjve të Kosovës”, tha ministri Di Maio.

Ai e shprehu, po kështu, gatishmërinë e shtetit italian që të bashkëpunojë më institucionet e Kosovës për zhvillimin e programeve të vecanta në fushë të teknologjisë informative, sigurisë dhe agjendës evropiane.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img