0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Osmani, Mesiq e Topi biseduan për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri-Kroaci

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ish-Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiq dhe ish-Presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi.

Presidentja Osmani ka falënderuar ish-presidentët Mesiq dhe Topi për angazhimin e tyre të vazhdueshëm personal në mbështetje të Republikës së Kosovës, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Gjatë takimit u theksua se raportet e ngushta ndërshtetërore në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë janë ndërtuar mbi themele të forta historike dhe respekt të ndërsjellë tradicional në mes të kombit shqiptar dhe atij kroat.

Në këtë takim, Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet tri shteteve, përballë sfidave rajonale dhe globale dhe në funksion të stabilitetit dhe avancimit të agjendave Euro-Atlantike në Ballkanin Perëndimor.

Presidentja Osmani shprehu besimin e saj se ish-presidentët Mesiq dhe Topi do vazhdojnë të jenë avokues për Republikën e Kosovës në qarqe dhe forume ndërkombëtare ku ata marrin pjesë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img