3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Osmani merr një vendim tjetër, anulon të gjitha konkurset në kuadër të Zyrës së Presidentit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka marrë edhe një vendim të ri.

Osmani ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha konkurseve aktive për rekrutim në kuadër të Zyrës së Presidentit.

Në këtë vendim mes tjerash thuhet se “ndalohet shpallja e konkurseve të reja në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës deri në një vendim të ri”

Vendimi ka hyrë në fuqi sot.

Ligji për Presidentin kërkon që çdo veprim i organizimit të brendshëm duhet ta marrë aprovimin e presidentes. Ndaj u.d. e Presidentes, dr. Vjosa Osmani nuk e ka aprovuar procedimin e këtij konkursi.

Ndërkaq, Bekim Kupina, këshilltar për media i u.d. të presidentes ka sqaruar se pse Osmani ka marrë këtë vendim “Ligji për Presidentin kërkon që çdo veprim i organizimit të brendshëm duhet ta marrë aprovimin e presidentes. Ndaj u.d. e Presidentes, dr.Vjosa Osmani nuk e ka aprovuar procedimin e këtij konkursi”, tha ai. Ndryshe, vendimi ka hyrë në fuqi. /Telegrafi/

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img