Site icon PrishtinaPress

Osmani me zyrtarin e lartë të Sigurisë në ShBA: Kosova duhet të jetë në NATO e BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me Zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jon Finer, gjatë vizitës në Nju-Jork ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas Osmanit, në kohën kur siguria në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë kontinentin evropian po sfidohet, “roli i ShBA-së është vendimtar për të ruajtur paqen dhe sigurinë”.

“Jemi të përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve me ShBA-në në nivel strategjik. Kemi nevojë për më shumë bashkëpunim politik, sikurse edhe në sferën e sigurisë për t`i mbrojtur arritjet e përbashkëta”, ka theksuar presidentja.

Prandaj, sipas Osmanit, anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe në BE është në funksion të paqes e stabilitetit në rajon e më gjerë.

Exit mobile version