Site icon PrishtinaPress

Osmani me Zelenskyn: Fitorja e Ukrainës, fitore kundër atyre që tentojnë të destabilizojnë Ballkanin

Në Tiranë, gjatë ditës së sotme është mbajtur samiti Ukraina-Evropa Juglindore, ku morën pjesë, përpos presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, edhe liderë të shteteve të rajonit.

Mes pjesëmarrësve ishte edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila ka takuar Zelenskyn.

Në një postim në X, Osmani tha se Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore.

“Fitorja e Ukrainës është fitore e Evropës. Është fitore kundër atyre që kërkojnë të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe të ringjallin mentalitetin e dhunës dhe shkatërrimit. Është fitore për liri! Për këtë arsye, Kosova do të qëndrojë me Ukrainën deri në fitore”, tha Osmani në këtë postim.

Exit mobile version