Site icon PrishtinaPress

Osmani me të rinjtë, flet për rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po merr pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit Evropian, ‘Alpbach 2023’, që po mbahet në Austri, ka pasur një diskutim me të rinj nga e gjithë bota.

“Një diskutim i gjallë dhe tërheqës këtë mëngjes me të rinj nga e gjithë bota në EFA2023. Biseduam për rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë dhe përpjekjet tona sot si një demokraci e lulëzuar e përkushtuar ndaj integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”, i njohur më parë si ‘Twitter’.

 

 

Exit mobile version