Site icon PrishtinaPress

Osmani me Scholzin në Berlin: E vlerësojmë qëndrimin e qartë të Gjermanisë për lirimin e policëve tanë

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz në Berlin, në margjinat e Lojërave Olimpike të Botës.

Osmani shkroi në Twitter se me Scholzin “diskutuam për hapat e nevojshëm përpara”, ndërsa duket se kidnapimi i tre policëve të Kosovës nga forcat serbe në veri të vendit ka qenë tema kryesore e bisedës.

“Shprehim vlerësimin për mbështetjen dhe qëndrimin e qartë të Gjermanisë për lirimin e menjëhershëm të policëve tanë”, shkroi presidentja.

Exit mobile version