Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar fotografi nga takimet në pritjen e organizuar nga kancelari gjerman, Olaf Scholz në New York.
Osmani shkroi se atje ishte me partnerëve dhe “aleatëve të çmuar të Kosovës”.
“Mbrëmë, në pritjen e organizuar nga Kancelari Scholz, në mesin e partnerëve të shumtë e aleatëve të çmuar të Kosovës”, shkroi ajo.
Osmani udhëtoi të dielën për në New York, ku pati takime me liderë botërorë e përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Presidentja u ftua që të marrin pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.