Site icon PrishtinaPress

Osmani me nënën dhe motrat e kryejnë mamografinë: Tetori nuk duhet të jetë muaji i vetëm për sensibilizim

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot baskë me nënë dhe motrat e saj e kanë bërë mamografinë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se tetori nuk ka pse të jetë i vetmi muaj rozë, dhe koha e vetme për sensibilizim të kancerit të gjirit.

“Për të gjitha gratë qe nuk kanë arritur ta kryejnë mamografinë akoma, caktojeni terminin sa më parë. Kontrollat janë pa pagesë”.

“Zbulimi i hershëm shpëton jetë!”, ka thënë Osmani.

Exit mobile version