Presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme bëri homazhe në Dubovik në përkujtim të vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvallës, si dhe në Prishtinë tek busti i Kadri Zekës.
E para mediave, e para e vendit deklaroi se vrasja pabesisht e tyre në Gjermani, ishte një përpjekje për t`i shuar zërat e fuqishëm të kauzës dhe rezistencës kombëtare, transmeton Klankosova.tv.
“Sot, sikurse çdo vit, në Dubovik për t’i nderuar patriotët Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, të cilët 43 vjet më parë, së bashku me Kadri Zekën, u vranë pabesisht në një atentat në Gjermani. Vrasja e tyre ishte një përpjekje për t`i shuar këta zëra të fuqishëm të kauzës dhe rezistencës sonë kombëtare. Por, historia e ka dëshmuar se e vërteta dhe idealet nuk mund të vriten asnjëherë. Lavdi jetës dhe veprës së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës!”, deklaroi Osmani.