Site icon PrishtinaPress

Osmani: Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë – nuk bëhet fjalë për marrje të kompetencave

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se në çdo takim që ka pasur me aleatët e Kosovës, e ka sqaruar se mandati i KFOR-it është vetëm si reagues i tretë në mbështetje të Policisë së Kosovës si reagues i parë.

E para e shtetit tha se institucionet e Kosovës kanë kërkuar mbështetje nga NATO që patrullimet në zonën kufitare t’i përfshijnë edhe ushtarët e NATO-s, krah policëve të Kosovës, në mënyrë që të parandalohet hyrja e grupeve terroriste nga Serbia.

“Policia e Kosovës ka mandat të plotë në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa me NATO-n, ka bashkëveprim dhe koordinim të ngushtë, siç e dëshmon edhe reagimi e operacioni policor gjatë sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023”.

“Pra, nuk bëhet fjalë për marrjen e kompetencave sovrane të institucioneve të sigurisë së Kosovës nga KFOR-i, por për mbështetjen e institucioneve të Kosovës në ndalimin e agresionit nga Serbia”, tha Kupina për Klankosova.tv.

Kujtojmë se NATO ka marrë vendim që ta shtojë praninë e trupave të KFOR-it në Kosovë. Kjo vjen pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra një polic i Kosovës.

Exit mobile version