-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Liria jonë është testament nga kolonel Ahmeti

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar kolonel Ahmet Krasniqin, në 25 vjetorin e vrasjes.

“25 vite më parë, nga një vrasje tinzare në Tiranë, e fitoi përjetësinë kolonel Ahmet Krasniqi. Kolonelin e vranë, porse jo lirinë, idealin, ëndrrën dhe angazhimin e përjetshëm të tij”, ka thënë Osmani.

Ajo tha se për kolonelin ka kush të shkruajë “sot e përjetë, sepse ai është historia jonë, ai është historia e shtetit të Kosovës”.

“Veprimtaria e kolonelit është mbështetur mbi trashëgiminë e babait, të tij, i cili gjithashtu ishte një luftëtar për lirinë e kombit. Liria jonë është testament nga kolonel Ahmeti dhe qindra heronj, bashkëluftëtarë e bashkëpunëtorë të tij. Liria e Kosovës do të ketë më shumë kuptim kur borxhin ndaj kolonelit do ta përmbushim duke zbardhur vrasjen e tij. Qoftë i përjetshëm kujtimi për kolonel Ahmet Krasniqin!”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img