Site icon PrishtinaPress

Osmani, Kurti, Mehaj reagojnë për eksplodimin në Stamboll që la të vdekur e plagosur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj kanë shprehur ngushëllime për Turqinë dhe popullit turk pas sulmit në Stamboll, të dielën.

Janë raportuar edhe të vdekur si pasojë e këtij sulmi, duke ngjallur reagim në gjithë botën.

“E pikëlluar thellësisht nga lajmi i shpërthimit të tmerrshëm në zemër të Stambollit sot”. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e viktimave dhe të gjithë të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Ne qëndrojmë me popullin e Turqisë gjatë kësaj kohe të vështirë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Për këtë ngjarje ka shkruar në Twitter edhe kreu i ekzekutivit kosovar, Armend Mehaj.

“I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta Republikës së Turqisë pas shpërthimit të sotëm vdekjeprurës në Stamboll. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën, ndërsa të plagosurve u uroj shërim të shpejtë”.

Reagim ka pasur edhe ministri i Mbrotjtjes, Armend Mehaj.

Të pikëlluar nga tragjedia që po ndodh në Stamboll. Mendimet tona janë me të dashurit e atyre që kanë vdekur dhe me njerëzit eTurqinë. I urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe forcë për reaguesit e parë.
Kosova qëndron me Turqinë në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Mehaj.

Exit mobile version