Site icon PrishtinaPress

Osmani: Kurrë s’jam përzier në emërimet që bëhen në ndërmarrjet publike

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj një shkrimi që ka qarkulluar sot në media për drejtorin e trafikut urban, Nexhmi Uka, kinse është njeri i saj.

Osmani në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se nuk e njeh këtë njeri dhe se partitë politike po e shfrytëzojnë emrin e saj për të marr pozita të caktuara në ndërmarrje publike.

Ajo ka thënë se asnjëherë nuk është përzier në emërimet që bëhen në ndërmarrjet publike dhe se nuk do ta bënte as tash e tutje.

Ky është postimi i plotë i Osmanit:

Marrëzitë vërtetë nuk paskan kufi

Në luftë për të marrë pozita të caktuara në ndërmarrje publike për vete, dhe për të arsyetuar veprimet e ndërhyrjet e veta, partitë politike paskan arritë me laku emrin tim në shpifjen/marrëzine e rradhës.

Fatkeqësisht një televizion dhe pastaj disa portale paskan rënë në këtë kurthë pa pasë asnjë informatë të besueshne.

Një person me emrin Nexhmi Uka qenka emëruar në krye të Trafikut Urban, dhe si duket në profilin e tij në FB paska postuar diçka nga një faqe me emrin “LDK është e para” ku tregohej përkrahje ndaj meje. Kjo, sipas këtyre mediave, po nënkuptoka që “Nexhmi Uka është njeri i Vjosa Osmanit”.

Sa per sqarim, unë nuk e njoh Nexhmi Ukën, prandaj ai s’ka si të jetë njeri i imi. Ska asgjë të keqe nëse ai është përkrahës i imi, por të thuhet që vetëm përse e ka shpërndare një lajm në rrjete sociale se kjo do të thotë se qenka “njeri i imi”, kjo tregon tendencë, pra tendencë për njollosje.

Edhe sikur t’a njihja, kurrë në jetë nuk jam përzier në emërime që bëhen në ndermarrje publike dhe nuk do t’a bëjë as tash e tutje. Nuk është në natyrën time e as në pikëpamjet e mia për demokracinë të përzihem në çështje të tilla.

I ftoj mediat që kanë publikuar këtë gënjeshtër që të largojnë këto shpifje nga portalet e tyre dhe të kërkojne falje për këtë tentim denigrimi ndaj meje.

Exit mobile version