Site icon PrishtinaPress

Osmani kujton Srebrenicën: Iu detyrohemi viktimave që mohuesit e gjenocidit të mos bëhen kërcënim për paqen

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar 28-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë.

Osmani tha se sot, Kosova e kujton gjenocidin e Srebrenicë, dhimbjen dhe vuajtjen e skalitur përgjithmonë në kujtesë.

“Ne iu detyrohemi viktimave, të dashurve të tyre dhe atyre që vijnë pas nesh për të luftuar për drejtësi dhe për të mos lejuar që mohuesit e gjenocidit dhe nxitësit e urrejtjes të bëhen kërcënim për paqen”, tha Osmani.

Kujtojmë se 28 vjet më parë, në Srebrenicë u vranë mizorisht më shumë 8 mijë njerëz nga forcat policore e ushtarake të Serbisë.

Exit mobile version