9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Osmani kujton Masakrën në lagjen “Dardania” në Pejë: Qoftë i përhershëm kujtimi për 40 të vrarët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 25 vjetorin e Masakrës në lagjen “Dardania” në Pejë.

Ajo rikujtoi se më 27 mars të vitit 1999, në lagjen “Dardania”, në Pejë, u ekzekutuan barbarisht 40 burra, gra e fëmijë.

Osmani u shpreh se në këtë përvjetor bashkëndjejnë me familjet e tyre dhe u shpreh se riafirmojnë angazhimin për drejtësinë dhe të vërtetën.

“Brutaliteti i regjimit gjenocidal serb përgjatë muajit mars të vitit 1999 përfshiu pjesë të ndryshme të Kosovës. Më 27 mars të atij viti, në lagjen “Dardania”, në Pejë, ekzekutuan barbarisht 40 burra, gra e fëmijë”.

“Shfarosja e popullit shqiptar të Kosovës dhe spastrimi etnik ishin synimet e regjimit kriminal serb në të gjitha vendet ku u kryen masakrat në tërë territorin e Kosovës. Në këtë përvjetor, bashkëndjejmë me familjet e tyre dhe riafirmojmë angazhimin tonë për drejtësinë dhe të vërtetën. Qoftë i përhershëm kujtimi për 40 të vrarët në lagjen “Dardania”, shkroi Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img