Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar heroin Ismet Rracin në 24 vjetorin e vrasjes.
Omani tha se Rraci ishte patriot i devotshëm, aktivist i shquar politik dhe kryetar i komunës së Klinës.
“Ai gjithë jetën ia kushtoi lirisë, shtetndërtimit dhe angazhimit institucional. Me guximin dhe atdhedashurinë që e karakterizonin, ai u bë shembull i shërbimit dhe i përkushtimit ndaj atdheut”, shkroi Osmani.
E para e shtetit tha se 24-vjet më parë, Rraci u vra pabesisht teksa shkonte në punë dhe se drejtësia për të mbetet një domosdoshmëri.