Site icon PrishtinaPress

Osmani – kryediplomates gjermane: Vuçiqi po e pengon procesin e integrimit të serbëve në institucione

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë takimit të sotëm me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes gjermane edhe për anëtarësimin e Kosovës në KiE, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Presidenca ka njoftuar se gjatë takimit me Baerbockun, Osmani ka theksuar se synimi i institucioneve të Kosovës është integrimi i serbëve në shoqëri dhe institucione, por sipas saj, një gjë e tillë po pengohet nga Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq.

“Presidentja Osmani ka theksuar se synimi i institucioneve të Kosovës është integrimi i serbëve në shoqëri dhe institucione, porse një gjë e tillë po pengohet nga Serbia dhe presidenti i saj. Në këtë kontekst, Presidentja ka potencuar se në procesin e dialogut me Serbinë, Kosova ka treguar përkushtim për t`i adresuar çështjet që janë në interes të qytetarëve dhe të paqes e stabilitetit rajonal”.

“Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova e ka pranuar marrëveshjen bazike dhe aneksin e Ohrit të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga SHBA-të, ndaj marrëveshja duhet të zbatohet si e plotë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version