1.6 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Osmani kritika ndaj Edi Ramës: Nuk e di pse vazhdojnë ta përkrahin Ballkanin e Hapur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit Edi Ramës, duke thënë se nuk e dinë pse Shqipëria vazhdon ta përkrah Ballkanin e Hapur.

Osmani thotë se nuk e dinë se si Shqipëria do të pranonte një iniciativë të tillë ku Kosova nuk do të trajtohet si shtet sovran.

“Unë nuk e di pse Shqipëria do të pranonte një iniciativë të tillë ku Kosova nuk do të trajtohet si shtet sovran dhe ku rol të rëndësishëm ka Vuciqi, udhëheqësi i një shteti që në baza ditore tenton ta destabilizojë Kosovën dhe ta shkel sovranitetin e saj”, tha Osmani.

Presidentja Osmani thotë se përkrahje e tillë e Shqipërisë ndaj Ballkanit të Hapur është e pakuptueshme për të.

“Për mua është e pakuptueshme pse një gjë e tillë përkrahet nga ana e Shqipërisë, ne i kemi dhënë argumentet tona që një kohë të gjatë, ndërsa pse po vazhdojnë ta përkrahin një nismë të tillë është pyetje që duhet t’i bëhet Shqipërisë”, tha Osmani në ATV.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img