Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.
Në këtë takim Osmani dhe Rohde, diskutuan rreth takimit të 27 shkurtit në Bruksel.
E para e shtetit tha se aty Kosova ka marrë vendime jo të lehta.
“Në takim u diskutua, gjithashtu edhe për Planin e Zbatimit të marrëveshjes evropiane dhe hapat e mëtejmë në raport me të që do të ndërmerren nga institucionet e Kosovës”, tha Osmani.
Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, diskutuan rreth planit evropian.
Të dy ranë dakord rreth zbatimit të kësaj marrëveshje.
Një takim i radhës mes Kurtit dhe Vuçiq, do të ndodh më 18 mars në Maqedoninë e Veriut, ku palët do ta diskutojnë udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjes së Planit Evropian.