Site icon PrishtinaPress

Osmani: Kosova më e fortë me aleatët

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në pritjen e fundvitit të korit diplomatik, ka thënë se Kosova është më e fortë me aleatët e saj.

“Këtë javë, në pritjen e fundvitit me korin diplomatik, kujtova ndikimin pozitiv që ka pasur partneriteti me aleatët për Kosovën dhe për qytetarët tanë dhe falënderova komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar presidentja Osmani në “Twitter”.

Në mesjavën që e lamë pas, presidentja Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë nënshkruar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, dokument të cilin më pas kryeministri i vendit e dorëzoi zyrtarisht në Pragë tek Presidenca çeke e BE-së.

Exit mobile version