Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ministrin e Jashtëm të Çadit, Abdoulaye Saber Fadoul, në kuadër të Forumit Diplomatik që po mbahet në Antalia të Turqisë.
Gjatë takimit, Osmani dhe Fadoul diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Çadit në fusha të ndryshme si diplomacia, ekonomia, arsimi dhe bujqësia.
Ky takim vjen si pjesë e përpjekjeve të Kosovës për të zgjeruar marrëdhëniet me shtetet afrikane dhe për të forcuar praninë e saj ndërkombëtare nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.
Postimi i plotë:
Kosova është e përkushtuar të krijojë lidhje më të forta me Çadin, duke ndarë rrugëtimin dhe përvojat tona në shtetndërtimin dhe zhvillimin. Në Antalia, pata një takim produktiv me Ministrin e Jashtëm të Çadit, Abdoulaye Saber Fadoul.
Ne shprehëm mirënjohjen për mbështetjen e Çadit dhe kërkuam mënyra për të forcuar bashkëpunimin tonë në fusha të tilla si diplomacia, ekonomia, arsimi dhe bujqësia.