0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Kosova e gatshme për dialog, por jo për një dialog të tipit Thaçi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë sot se Kosova është gjithnjë e gatshme për dialog, por jo për një dialog të tipit Thaçi, që në vetvete përfshin negociata sekrete me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq që ka rezultuar me hapjen e temave dhe aventurave të rrezikshme, si për vendin tonë ashtu edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Osmani pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se Thaçi në vend se të dalë dhe të tentojë të merr kompetencat e qeverisë, do të duhej të deklarohej njëherë e mirë për një çështje substanciale,  se a garanton se kurrë më nuk do të vë në tavolinë asnjë milimetër të territorit të Kosovës.

“…. Po ashtu të sqarohet se a ka hequr dorë nga ideja e tij dhe e Vuçiqit, ideja e rrezikshme për korrigjim të kufijve sepse herën e fundit që kemi kontrolluar në ueb faqen zyrtare të presidentit akoma gjendet Opedi i tij, opinioni me emrin dhe mbiemrin e tij që thekson se ‘Presidenti e kryeministrat do të ndryshojnë po korrigjimi i kufijve do të ndodhë’. Po supozoj se meqenëse nuk e kanë zëvendësuar këtë Oped, ai akoma qëndron prapa idesë së ndryshimit të kufijve”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img