Site icon PrishtinaPress

Osmani, Komisionares së BE-së për Zgjerim: Duhet të na avancohet aplikimi jonë për anëtarësim

Avancim të aplikacionit të Kosovës për të marrë statusin e vendit kandidat për BE, ka kërkuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një takim me Komisionaren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos.

Njoftimi i Presidencës:

Presidentja Osmani në Bruksel, dje takoi Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Bruksel, ka takuar dje Komisioneren e re të BE-së për Zgjerim, Marta Kos.

Në takim u diskutua për reformat dhe progresin e Kosovës në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe sigurisë.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës në BE, heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës të cilat po i dëmtojnë qytetarët, si dhe potencoi rëndësinë e llogaridhënies për sulmet terroriste dhe aktin e agresionit të vitit të kaluar.

Exit mobile version