1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Koalicioni LVV-LDK po funksionon mirë, ne favorizojmë heqjen e taksës

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në konferencë shtypi, ka komentuar lidhur me vendimin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e pjesshme të tarifës 100 % ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

Osmani ka thënë se LDK-ja çdo herë e ka favorizuar heqjen e taksës dhe se nuk mund të rrezikohet partneriteti strategjik me SHBA-në dhe me BE-në.

Osmani bëri të ditur se koalicioni qeverisës LVV-LDK po funksionon shumë mirë.

“Siç e dini LDK-ja edhe para zgjedhjeve edhe gjatë fushatës zgjedhjore, jemi shprehur në favor të largimit të tarifës, nuk mundet të rrezikohet partneriteti strategjik me SHBA-në dhe me BE-në, shkaku i çmimit të një produkti, sepse marrëdhëniet tona me SHBA-në dhe BE-në  janë tejet të rëndësishme, që ne të kemi sukses në dialog me Serbinë.

Unë e shoh që koalicioni po funksionon shumë mirë, dallimet e vogla do të tejkalohen. Kushdo që ka synime që dallimet e vogla t’i përdorë si shkatërrim ju siguroj se nuk do t’i arrijnë”, ka thënë ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img