0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Osmani kërkon reagim nga komuniteti ndërkombëtar: 6 mijë shqiptarëve iu pamundësua votimi në Serbi

Sot në Serbi janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale. Në këto zgjedhje iu mohua e drejta e votimit rreth 6 mijë shqiptarëve, pasi atyre iu fshinë emrat nga listat e votimit. 

Lidhur me këtë ka reaguar presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Osmani tha se Serbia qëllimshëm iu pamundësoi atyre votimin për shkak të fushatës së spastrimit etnik përmes mjeteve administrative.

“Sipas raportimeve, 6000 shqiptarëve në Serbi iu mohua e drejta e tyre themelore për të votuar për shkak të fushatës së qëllimshme pasivizuese të Serbisë për spastrim etnik përmes mjeteve administrative”.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë fytyrën e vërtetë të autoritarizmit të Serbisë”.

Synimi i shqiptarëve në këto zgjedhje është që të sigurojnë tre deputetë në Kuvendin e Serbisë. Kështu kishte deklaruar Shaip Kamberi, ish-deputet në këtë kuvend.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img