4.7 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Osmani kërkoi që të thërras Vetëvendosja takim – Kurti i shkruan Mustafës

Të enjtën nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka deklaruar se LDK është në pritje të ftesës nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) për takimin e radhës që duhet mbajtur këto dy parti për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Po ashtu, dy partitë fituese të 6 tetorit ende nuk kanë ndonjë datë të saktë se kur do të takohen pas takimit të fundit të se hënës, shkruan Indeksonline.

Nga ky takim nuk u ndanë të kënaqur asnjëra parti.

Por kërkesës së Osmanit siç duket i është përgjigjur kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti.

Zëdhënësi për media nga LVV, Arlind Manxhuka, për Indeksonline, ka thënë se Kurti i ka shkruar së fundi kryetarit të LDK-së.

“Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti momentalisht është jashtë vendit, por ai mban komunikim me kryetarin Mustafa dhe sa jemi ne dijeni Kurti i ka shkruar së fundi kryetarit të LDK-së”, ka thënë ai.

E, Manxhuka për Indeksonline ka shtuar se ende nuk është caktuar ndonjë takim në mes të dy krerëve të partive.

Liderët e dy partive, Isa Mustafa e Albin Kurti, nuk arritën as të hënën të  merren vesh për ndarjen e ministrive dhe për postin e presidentit, me ç’rast u shpërfaqën edhe dallime të mëdha ndërmjet tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img