5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Kam punuar nga 24 orë që të parandaloj masa shumë të rrepta ndaj shtetit dhe disa individëve në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke thënë  se ishin fat i keq për vendin.

Osmani tha se ndonëse ato u vendosën si kundërpërgjigje ndaj moskoordinimit më 26 maj për veprimet në Veri, sërish janë disproporcionale.

Siç pohon ajo, është angazhuar që të parandalojë masa shumë më të rrepta ndaj Kosovës dhe individëve.

“Ka qenë veprimi në përputhje me Kushtetutën e ligjet, por çështjet e sigurisë duhet të koordinohen me aleatët e sigurisë sepse ajo është mbi të gjitha, Kosovën ta mbajmë me sigurinë. Si presidente jam angazhuar që nga ajo ditë që parandaloj shumë masa më të  rrepta; partnerët tonë i dinë shumë mirë çfarë masa kanë qenë të planifikuara dhe sa biseda i kemi bërë çdo ditë e çdo natë, nga 24 orë kam punuar që të parandalohen masa shumë më të ashpra edhe ndaj shtetit tonë edhe ndaj individëve”, ka thënë Osmani, duke mos u përgjigjur nëse e ka fjalën konkretisht për kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

“Po flas për përpjekje të mia. Kam punuar me ambasadorë këtu, me Departamentin amerikan të Shtetit…në mënyrë që të parandalohen masa shumë më të ashpra në raport me Kosovën, dhe këtë e kemi arritur”, ka thënë Osmani në një intervistë për RTV21.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ishte njoftuar për masat e BE-së më 28 qershor dhe ato hynë në fillim të korrikut. Ato u vendosën për shkak të mospërmbushjes së kushteve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Tensionet në këtë zonë të banuar me shumicë serbe u rritën në fund të majit.

Masat ndëshkuese përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Po ashtu masat përfshijnë edhe ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit). Propozimet e Kosovës në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor nuk janë dorëzuar për shqyrtim nga bordi më 29 dhe 30 qershor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img