Site icon PrishtinaPress

Osmani ka takuar ministrin Mehaj dhe komandantin Rama, flasin për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në takim koordinues për çështje të mbrojtjes ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së njoftuan Presidenten Osmani lidhur me zbatimin e programeve ekzistuese të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së dhe mbështetjes së ofruar nga shtetet mike.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e realizimit të planit të tranzicionit sipas standardeve të NATO-s, si dhe realizimin e synimit strategjik të Kosovës që të bëhet anëtare e kësaj aleance.

Exit mobile version