Site icon PrishtinaPress

Osmani: Jemi në një situatë krejtësisht të re

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë sot pjesë në samitin e tretë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës.

Pas samitit, në një konferencë për media ajo ka folur rreth dialogut Kosovë-Serbi si dhe agresionit serb në Banjskë të Zveçanit.

Ajo ka thënë se pas agresionit të 24 shtatorit, dialogu Kosovë-Serbi ndodhet në një situatë krejtësisht të re.

“Sa i përket dialogut, sapo pata një bisedë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, besoj se të gjithë jemi dakord, nuk është puna si zakonisht, nuk mund të vazhdojmë të flasim për teknikat apo planet e renditjes e kështu me radhë, kur neni 1 i propozimit franko-gjerman i cili u bë propozim i BE-së u shkel rëndë nga Serbia”, ka thënë Osmani.

“Neni 1 kërkon që palët të mos kryejnë akte agresioni kundër njëra-tjetrës dhe të mos kërcënojnë apo përdorin forcë, kështu që jemi në një situatë krejtësisht të re. Së pari na duhet më shumë siguri për Kosovën, masa të ashpra ndaj Serbisë në mënyrë që të krijohet një situatë e re me një qasje më të balancuar”, ka shtuar ajo.

Exit mobile version