1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Osmani iu bën thirrje vajzave dhe grave ta raportojnë dhunën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, iu ka bërë thirrje grave dhe vajzave që ta raportojnë dhunën.

Këtë deklarim ajo e bëri në kuadër të një aktiviteti të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ku kanë marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

“Po i fillojmë 16 ditën e aktivizmit në bazë gjinore. Jemi këtu për ta ngritur zëri kundër dhunës, ky aktivizëm duhet ta ngrisimi çdo ditë të viti. Do të jenë 16 ditë përplot aktivitetet kundër dhunës në çdo ambient”, tha Osmani në një aktivitet të quajtur “Ato janë Ne”.

Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagavci, tha se edhe nxënësit në shkolla duhet të dinë të drejtat e tyre dhe ta raportojnë dhunën.

Ajo kërkoi që dhunuesit ta marrin dënimin maksimal.

“Kemi përgatitur dhe shpërndarë informatorë edhe për mësimdhënësit tanë për të adresuar këto raste”.

“Edhe kemi lansuar fushatë për kujdesin shëndetësor. Përtej obligimeve kemi organizuar edhe një varg aktivistesh me komunat dhe shkollat, jemi në bashkëpunim që secili prej rasteve të marrë dënimin maksimal dhe të ofrohet ndihmë edhe për të miturat”.

Derisa, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, njoftoi se nga janari janë raportuar rreth 2 mijë raste të dhunës në familje dhe 90 për qind ndaj grave dhe vajzave.

Ajo madje u bëri thirrje institucioneve që mos t’i neglizhojnë rastet e dhunës.

“Në kuadër të kësaj fushate kemi paraparë mbi 80 aktivitete, dhe është shumë e rëndësime që të punohet me të gjithë. Kjo është një thirrje dhe senzibilizim, është një thirrje për institucionet që raste e dhunës të mos i injorojnë të mos i neglizhojnë, përgjegjësi të vendosen para përgjegjësisë”, tha Haxhiu.

“Qytetarët ku do dhe kur do që janë në dijeni të dhunës dhe ta ndihmojmë vikamën, edhe viktimat të mos i lënë pa raportuar rastet e dhunës. Po mundohemi që të ofrojmë ndihmë. Nga janari rreth 2 000 raste të dhunës në familje, 90% ndaj grave dhe vajzave”, theksoi e para e Ministrisë së Drejtësisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img