Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dënuar sulmin kibernetik kundër infrastrukturës kritike të Shqipërisë.
Ajo ka kërkuar që Irani të mbahet përgjegjës për këto sulme.
“E dënojmë fuqishëm sulmin kibenetik kundër infrastrukturës kritike të Shqipërisë. Ne i qëndrojmë pranë Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj dhe qeverisë shqiptare dhe bëjmë thirrje që Irani të mbahet përgjegjës për këtë veprim të paprecedentë”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Shqipëria i ka ndërprerë lidhjet diplomatike me Iranin, pasi e akuzon Teheranin që qëndron mbrapa këtyre sulmeve./Prishtinapress/