14.8 C
Pristina
Monday, September 16, 2024

Buy now

spot_img

Osmani ia dhuron flamurin e Kosovës kryetarit të qytetit Wylie, përurohet edhe pllaka me emrin e Nënë Terezës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), është pritur në takim nga kryetari i qytetit Wylie, Mathew Porter.

Ndërkaq në një ceremoni të mbajtur Collin County, Osmani para anëtarëve të Këshillit të Qytetit, nxënësve dhe mërgatës shqiptare ka mbajtur një fjalim për rëndësinë e raporteve të Kosovës më SHBA-të.

“Kryetari Porter në shenjë miqësie ia ka dhuruar Presidentes Osmani flamurin e Teksasit, ndërkaq Presidentja ia ka dhuruar atij flamurin e Kosovës”, ka njoftuar Presidenca.

Në këtë ceremoni është përuruar pllaka me emrin e Nënë Terezës, propozim të cilin e ka bërë këshilltari i qytetit me pre ardhje nga Peja, Gino Mulliqi.

“Emrin e humanistes dhe shenjtores shqiptare do ta mbajë një nga rrugët në rajonin Collin County”, thuhet tutje në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img