Site icon PrishtinaPress

Osmani i liston takimet në New York, e veçon atë me Bidenin

President Joe Biden and First Lady Jill Biden participate in a photo line at a reception for United Nations General Assembly leaders, Wednesday, September 25, 2024, at the Metropolitan Museum of Art in New York City (Official White House Photo by Adam Schultz)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përmbledhur aktivitetet që ka realizuar gjatë qëndrimit të saj në New York.

Osmani i ka listuar disa nga takime më të rëndësishme atje.

Në mesin e shumë takimeve dhe ngjarjeve, ajo e ka veçuar diskutimin me presidentin e ShBA-së, Joe Biden, në kuadër të pritjes vjetore të liderëve nga Shtëpia e Bardhë, për nder të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.

“Pjesëmarrjen në Samitin për Ukrainën, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë, ku Kosova u radhit në mesin e fuqive botërore në mbrojtje të vlerave demokratike; Pjesëmarrjen në samitin  global për luftën kundër drogave sintetike, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë; Vizitën, takimet dhe diskutimet në akademinë ushtarake West Point; Pjesëmarrja në drekën e punës organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian në New York, për liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar e para e shtetit të Kosovës në Facebook.

 

Exit mobile version