Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përmbledhur aktivitetet që ka realizuar gjatë qëndrimit të saj në New York.
Osmani i ka listuar disa nga takime më të rëndësishme atje.
Në mesin e shumë takimeve dhe ngjarjeve, ajo e ka veçuar diskutimin me presidentin e ShBA-së, Joe Biden, në kuadër të pritjes vjetore të liderëve nga Shtëpia e Bardhë, për nder të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.
“Pjesëmarrjen në Samitin për Ukrainën, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë, ku Kosova u radhit në mesin e fuqive botërore në mbrojtje të vlerave demokratike; Pjesëmarrjen në samitin global për luftën kundër drogave sintetike, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë; Vizitën, takimet dhe diskutimet në akademinë ushtarake West Point; Pjesëmarrja në drekën e punës organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian në New York, për liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar e para e shtetit të Kosovës në Facebook.