Site icon PrishtinaPress

Osmani i kundërpërgjigjet ministrit serbë në OKB: Mos na mbajë ligjërata këtu

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka marr pjesë sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Osmani në këtë këshill është përplasur me ministrin e jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviq ku ishte duke u diskutuar për deklaratat e tij për marrëveshjen e Brukselit si dhe aksionet e Policisë në veri.

Osmani ju drejtua duke i thënë se mos na mbani ligjërata për këtë sepse Serbia po i injoron pjesët Ligjore të Marrëveshjes së Brukselit.

“Z. Selakoviq mos na mbani ligjërata për këtë sepse Serbia po i injoron pjesët Ligjore të Marrëveshjes së Brukselit. Strukturat kriminale kanë vazhduar me terror dhe nuk i kanë lejuar të vazhdojnë serbët e Kosovës që të integrohen. Më lejoni që të jem e qartë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit në veri dhe jug nuk është e negociueshme. Tetë qytetarë të Kosovës janë arrestuar, gjashtë kanë qenë. Të gjithë kanë qenë në dijeni që ky ka qenë një veprim ligjor”, ka thënë Osmani.

Exit mobile version