-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Osmani i dekoron gratë e Ukrainës, derisa deputetet që ishin pjesë e UÇK-së s’i përfshinë as në panel

Të shtunën dhe të dielën do të mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se gjatë këtij forumi do të nderohen me Medaljen Presidenciale të Meritave gratë ukrainase.

Ajo ka thënë se në forum do të ketë edhe përfaqësues nga Ukraina dhe atyre do të ju ndahet medalja, 

Por përderisa gratë ukrainase po i dekoron me medalje, ajo i ka injoruar tërësisht dy deputetet e Kuvendit të Kosovës, Time Kadriaj dhe Shqipe Selimi, të cilat kanë qenë pjesë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Demokracia.

Ato madje nuk janë përfshirë as në ndonjërin prej paneleve të forumit.

Më tej Osmani ka thënë se për dy ditë në Prishtinë do të organizohen 16 panele me 400 pjesëmarrës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img