0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Humbja e dy qytetarëve në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar për vdekjen e dy personave (nënë e bir)  në Pejë, si pasojë e vërshimeve që ndodhën të shtunën.

Teksa ka shprehur ngushëllime, Osmani është shprehur se “në këto momente të rënda, është me rëndësi që përkrahja të vazhdojë në mënyrë që komuna e Pejës të përballojë dhe të rikuperohet nga kjo situatë e vështirë e tragjike”.

Reagimi i saj i plotë:

Humbja e dy qytetarëve tanë si pasojë e vërshimeve në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën. I shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve, miqve, kryetarit të Komunës z. Gazmend Muhaxheri dhe gjithë qytetarëve të komunës së Pejës për këtë humbje të madhe e kaq tragjike.


Forca e Sigurisë së Kosovës dhe gjithë institucionet e tjera që merren me emergjenca të tilla janë në Pejë që nga mbrëmë duke ofruar ndihmën dhe përkrahjen e tyre. Në këto momente të rënda, është me rëndësi që përkrahja të vazhdojë në mënyrë që komuna e Pejës të përballojë dhe të rikuperohet nga kjo situatë e vështirë e tragjike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img