0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Osmani – Haradinajt: Nëse nuk i ikë përgjegjësisë, pse nuk po e udhëheq dialogun

Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili vazhdimisht po akuzon opozitën se po i ikin përgjegjësive duke mos u bërë pjesë e dialogut me Serbinë.

Sipas deputetes Osmani, është krejtësisht kontradiktore që në të njëjtën fjali të Kryeministrit të thuhet se opozita po i ikë përgjegjësive dhe të thotë se vetë nuk ulet në tavolinën e bisedimeve.

Deputetja e LDK’së ka shtuar se asnjë lider politikan nuk guxon të nënshkruaj marrëveshje me Serbinë, nëse ajo cenon sovranitetin e shtetit dhe bie ndesh mbi parimet e Republikës.

Osmani ka pyetur pushtetin pse nuk po rreshtin së mbrojturi Thaçin si kryenegociator, ndërsa ka thënë se konsensusi mund të arrihet vetëm nëse Presidenti Thaçi nuk i prin këtyre bisedimeve.

Ajo gjatë debatit parlamentar për dialogun me Serbinë ka kritikuar Presidentin Thaci për deklaratat e tij se ‘Kosova nuk ka vija të kuqe, marrëveshja duhet të jetë e pranueshme për Serbinë dhe se presidenti serb, Vuciq, është lider i paqes”.

Sipas Osmanit, nuk mund të jetë Vuciq i tillë, pasi i ka shërbyer regjimit të Millosheviqit si zyrtar i lartë në të.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img