Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë Alyson Grunder, me të cilën ka diskutuar mbi intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe për zhvillimet e fundit në vend.
Osmani e njoftoi Grunder për prioritetet e Presidentes në muajt në vijim, me ç’rast u diskutua për rëndësinë e vazhdimit të komunikimit të rregullt me SHBA-të, me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta.
Në takim u diskutua edhe për zhvillimet më të fundit në sektorë të ndryshëm strategjik.
Me këtë rast, presidentja Osmani paralajmëroi edicionin e dytë të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, për të cilin vlerësoi lart bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen nga SHBA-të dhe Zyra e Sekretarit Antony Blinken, në veçanti.