Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se “gratë në uniformë, profesioniste dhe të përkushtuara janë imazhi i Kosovës dhe i Forcës së Sigurisë së Kosovës”.
Ajo tha se kjo është pamja “që duam ta shohim gjithnjë e ta zhvillojmë në vazhdimësi”.
“Kosova është kampione e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, jo vetëm në rajon dhe Evropë, por edhe përtej”.
“Sa më shumë gra në procese të sigurisë dhe vendimmarrje, aq më të sigurtë dhe më të fortë jemi si shoqëri dhe si shtet”.