1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Gratë janë boshti i historisë së popullit të Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se gratë janë boshti i historisë së Kosovës në etapa të ndryshme shtetërore. Një gjë të tillë ajo e deklaroi në konferencën rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor”.

“Në bosht të historisë, popullit tonë – Kosovës, si në kohën e rezistencës paqësore ashtu edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; edhe pasluftës në procesin e shtetndërtimit, por edhe sot përderisa fuqizojmë pozitën tonë në arenën ndërkombëtare, ka qenë pikërisht roli i grave që ka shtyrë para në mënyrë vendimtare paqen dhe sigurinë në vendin tonë e më gjerë”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka deklaruar se pjesëmarrja e grave në proceset e paqes dhe sigurisë s’është veç çështje barazie dhe drejtësisë, por është gurthemeli për arritjen e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në vend, rajon dhe më gjerë.

“Kabineti im me përkrahjen e zyrës së sekretarit Blinken do të themelojë qendrën e ekselencës, e cila është bërë pjesë e strategjisë së SHBA-ve për gratë, paqen dhe sigurinë. Pres që në kuadër të kësaj zyre të konsolidojmë gjithnjë e më shumë partneritete të reja dhe të jetësojmë nisma e projekte që fuqizojnë rolin e parlamenteve dhe rolin e grave në to”, ka thënë ajo.

Gratë në rrafshin global sipas presidentes së Kosovës, luajnë rol vendimtar për ndërtimin e mirëkuptimit dhe sigurimit që marrëveshjet e paqes të jenë gjithëpërfshirëse.

“Kur gratë përfshihen në procese të paqes, marrëveshjet e vijnë më shpejt por kanë edhe qëndrueshmëri më afatgjatë. Gratë sjellin perspektiva, strategji dhe zgjidhje unike në tryezë që shpesh anashkalohen në mjediset e dominuara nga burrat”, ka shtuar Osmani./RTK/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img