0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Osmani godet Kurtin dhe LDK’në: Nuk ishte në rregull shkarkimi i Veliut, por as emërimi i tij Ministër

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur rreth mocionit që shkarkoi qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Mocioni nuk u votua nga Osmani. Një gjë të tillë në kohë të pandemisë Covid-19, ajo e quan të papërgjegjshëm. Ajo ka kritikuar edhe kryeministrin kurti për shkarkimin e ministrit Agim Veliu.

“Mbi të gjitha për shkak të situatës në të cilën gjendeshin qytetarët tanë. Unë mendoj që në atë moment, njëjtë sikurse edhe sot nuk ka pasur asgjë më të rëndësishme sesa dinjiteti dhe shëndeti i qytetarëve tanë. Besoj se secili është dashur të tregojë një ndjeshmëri në raport me një situatë të tillë sepse po shihet edhe tash që ka pasoja sepse qeveria në detyrë pavarësisht që mund të marrë masa brenda qeverisë e pengon tani mocioni i mosbesimit. Jo vetëm që e kam menduar të panevojshëm mocionin në atë situatë por edhe të papërgjegjshëm”, tha Osmani në emisionin Desku në KTV.

“Ne kishim një qeveri që sado në kohë të shkurtër tregoi që programi qeverisës që kishim hartuar së bashku …program i cili kur nisi të zbatohej, nënkuptohej se dikujt do t’i prishej strofulla e krimit…”, tha Osmani.

Në LDK ka pasur vazhdimisht njerëz që kanë shpreh kundërshtimet e koalicionit me VV’në, shpjegoi ajo.

“Këto kundërshtime i kanë thënë her në mënyrë më të ashpër e herë në mënyrë më të butë brenda organeve të partisë por eskaloi në momentin kur zërat që ishin kundër një koalicioni të tillë dhe punon kundër një bashkëpunimi të tillë u bënë zëri themelor në LDK…po flas për z.Veliu dhe të tjerët…përkundër faktit që nuk kishin garuar në zgjedhjet e 6 tetorit.. dhe tani u bë zëri kryesor”, tha Osmani.

Ajo ka kritikuar kryeministrin Kurti për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Agim Veliu. Ajo kritikoi edhe emërimin e tij në këtë post.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img