Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se statuti i propozuar nga Ekipi Menaxhues është një model “Republika Srpska plus” dhe tregon që Serbisë nuk i interesojnë të drejtat e minoriteteve por vetëm që të ketë një instrument për të vazhduar që të sfidojë sovranitetin dhe integritetin territorial e shtetësinë e Kosovës.
“Kur vije fjala që u propozua nga Ekipi Menaxhues është një model “Republika Srpska plus” dhe tregon që Serbia nuk i interesojnë të drejtat e minoriteteve në Kosovë por i intereson që të ketë një instrument për të sfiduar sovranitetin territorial dhe integritetin shtetëror”, ka thënë Osmani.
Për propozimin e Qeverisë së Kosovës, Osmani ka thënë se aty janë parametrat bazike mbi të cilat duhet të ndërtohet statusi dhe se është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese.
“Ndërkohë propozimi i Kosovës, që janë parametrat bazike mbi të cilat statusi do të duhej të ndërtohej, është në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015”, ka thënë Osmani.