2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Osmani gazetarëve: Ne bashkë me ju do ta mbikëqyrim qeverinë

Ditën e dytë të punës kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani e ka mbyllur në një takim me gazetarët, të cilëve u ka premtuar kushte më të mira të punës gjatë raportimit nga Kuvendi i Kosovës

Ajo i ka falënderuar gazetarët për punën që e bëjnë në përditshmëri, si dhe për durimin e treguar gjatë kohës kur janë zhvilluar negociatat mes LVV dhe LDK-së.

“Shpresoj që viteve në vijim me Kuvendin e Kosovës të ndaheni të kënaqur sa i përket bashkëpunimit dhe së bashku me kolegët e tjerë deputetë, qëllimi ynë është që të sigurojmë kushte sa me të mira që ju ta bëni punën tuaj në mënyrë sa më të lehtë dhe përkundër orëve të vona brenda cilave punoni, të keni mundësi që gjatë atyre orëve të ndiheni komod në vendin ku punoni. Së shpejti do të takohem me AGK-në dhe të diskutojmë drejtpërdrejtë me ta, se si mund të përmirësohen këto kushte sa më mirë”, tha ajo, raporton KP.

Ajo tha se do të shikojnë mundësinë që të kenë investime kapitale dhe hapësira më të mira për punën e gazetarëve në Kuvend.

Osmani tha se e vlerëson punën e gazetarëve dhe sakrificën që bëjnë duke qëndruar në të ftohtë, për të pritur për të marrë informacione për t’ia plasuar ato publikut, raporton KosovaPress.

“Tani ne si Kuvend dhe ju si media e kemi detyrën e përbashkët, pra ne bashkë me ju do ta mbikëqyrim qeverinë. Me qëllimin më të mirë që të sigurohemi që qeveria jonë e përbashkët të bëjë punë të mira për qytetarët, dhe që të na bëjë krenarë dhe të sigurohemi që premtimet që bashkërisht i kemi dhënë para njerëzve tanë, para qytetarëve tanë”, tha ajo.

E para e Kuvendit të Kosovës u shpreh se shpreson që bashkëpunimi në mes gazetarëve dhe Kuvendit do të përmirësohet dhe duke u thelluar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img