1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Osmani fton sot partitë në takim për të caktuar datën e zgjedhjeve

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin i është hapur rrugë zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë, menjëherë ka reaguar ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Bekim Kupina këshilltar për media i ushtrueses së presidentes ka thënë për Telegrafin se partitë politike do të ftohen sot nga ushtruesja e detyrë së presidentes, Vjosa Osmani për ta diskutuar datën e mbajtjes  së zgjedhjeve të përgjithshme.

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi në zgjedhjen e Qeverisë Hoti dhe ka urdhëruar ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmanin, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh.

Ndryshe, sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 70, mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm, ndër të tjera, nëse një deputet dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim.

Etem Arifi, pavarësisht se ishte i dënuar me vendim të formës së prerë, ai mori pjesë në seancën e 25 marsit, ku u rrëzua qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Po ashtu, ai ishte njëri nga 61 deputetët që më 3 qershor votoi për Qeverinë e re të Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri, Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img