2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Osmani flet për takimin me presidentin Thaçi: Pjesëmarrja e djeshme ka qenë agjendë shtetërore

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit të Kryesisë së Kuvendit ka bërë të ditur se kanë diskutuar lidhur me agjendën ndërkombëtare të Kosovës.

Osmani tha se kanë vendosur që të rifunksionalizohen 55 grupet e miqësisë të Kuvendit të Kosovës me shtetet tjera, shtete që e kanë njohur Kosovën dhe shtete që ende nuk e kanë njohur.

Ajo tha se qëllimi i këtyre grupeve të miqësisë është të ketë një diplomaci parlamentare funksionale dhe të koordinohen me Ministrinë e Punëve të Jashtme në mënyrë që të ketë një qëndrim unik me temat që kanë të bëjnë me politikën e jashtme.

Osmani tha se ndërtimi i politikës së jashtme bëhet nga qeveria në bashkëpunim me kuvendin, pasi në Kuvend bëhet ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare kurse konsultimi bëhet edhe me presidentin.

“Në këtë fazë me sfida të jashtëzakonshme në politikën e jashtme… fushatën ilegale të Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës… fushatën tjetër agresive për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare unifikimi në politikën e jashtme është tejet i rëndësishëm”, tha ajo, duke bërë thirrje për unifikim të spektrit politik në tema të tilla.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka folur edhe për pjesëmarrjen në aktivitetin e organizuar nën patronatin e presidentit lidhur me 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, raporton Telegrafi.

“Pjesëmarrja e djeshme ka qenë agjendë shtetërore e koordinuar nga protokolli i shtetit. Asnjë nga ato organizime nuk ka qenë private. Sepse të thuhet se një pritje shtetërore nën pantronatin e presidentit është diçka e tij, është njëjtë sikur të thuhet se seanca solemne  e kuvendit ka qenë vetëm e imja dhe t’i thoni deputetëve të opozitës pse shkuat në seancën e Vjosa Osmanit. Pra, seanca ka qenë e kuvendit, pritja ka qenë e presidentit të Republikës”, tha Osmani.

Ajo tha se dallimet me presidentin i ka pasur për çështjen e ndryshimit të kufijve dhe sipas saj, ato dallime akoma qëndrojnë.

“Edhe dje në fjalimin tim e kam potencuar se është obligim i secilit përfaqësues politik ta mbrojë çdo pëllëmbë të Republikës…”, tha ajo.

Osmani ka folur edhe lidhur me pritjen për dekretimin e 12 deputetëve nga presidenti.

“I kemi bërë thirrje sa më shpejtë t’i dekretojë emrat e deputetëve sepse jemi minus 12 deputetë në seancë, kurse KQZ i ka përfunduar procedurat e veta në mënyrë tejet ekspeditive”, tha ajo, duke shtuar se prej 7 shkurtit kërkesa është në tavolinën e presidentit dhe tani që presidenti është kthyer në vend shpreson që kjo çështje të kryhet gjatë ditës.

Kryetarja e Kuvendit ka bërë të ditur se këtë të enjte nuk do të ketë seancë plenare, pasi sipas saj, po presin një sërë materialesh nga qeveria.

“Po presim një sërë materialesh nga qeveria, por procedurat e kalimit nga qeveria në kuvend po marrin  kohë pasi çdo gjë duhet të bëhet nga fillimi”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img